Çështja “Gjika 2”, Gjykata vendos sekuestron për pallatin 11 katësh në Vlorë. Hapet me dhunë zyra e kryebashkiakut të Vlorës

Për pallatin 11 katësh në sheshin e Flamurit në Vlorë, gjykata ka vendosur sekuestron pas kërkesës së prokurorisë, si objekti për të cilin akuzohen kreu i Bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika dhe dy persona të tjerë.
Gjika u arrestua të premten pasdreke si i dyshuar për veprat penale të “falsifikimit të dokumentave”, “shpërdorimit të detyrës”, ndërtimit të paligjshëm” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, të kryera në bashkëpunim me drejtoreshën e Planfikimit dhe Kontrollit të Territorit, Doriana Sulaj, ndërtsa përfituesi ishte ndërtuesi Artur Haxhi, edhe ai i arrestuar. Po sot grupi hetimor mësohet se ka hapur me forcë zyrën e kryebashkiakut të Vlorës për të marrë materialet që nevojiten për hetim, pasi Gjika e ka marrë çelësin e zyres me vete.
a.k
Add new comment