Kritika dhe sugjerime për rolin e fesë. Marku: “Besimet fetare duhet të ripërkufizojnë rolin e tyre”. Fuga: “Politika ka 25 vjet që e ka futur klerin në magazinë”

Postuar në 10 Shkurt, 2015 08:49

Jehona e deklaratave të sekretarit të Konferencës Ipeshkvnore kanë vijuar edhe sot me shkrime dhe reagime, duke rikonfirmuar edhe njëherë se çështja e fesë nuk mund t’i lihet inercisë dhe as garancisë së disa formulave të trashëguara. Mark Marku madje, teksa analizon në gazetën “Panorama” jehonën e qëndrimeve të George Frendos del në përfundimin se nevojitet një qasje e re në këtë drejtim. “Vërehet se besimet fetare kanë prirjen për ta shtrirë sferën e ndikimit përtej komuniteteve të tyre. Kjo sjell prishjen e ekuilibrave shoqërorë, politikë. Dhe rrjedhimisht edhe kërcënimin e paqes së brishtë të shoqërive shqiptare në Ballkan. Duhet pra që shteti (shtetet) shqiptar të marrë rolin që i takon për garantimin e funksionimit të besimeve fetare në vend, ndërkohë që të përcaktojë rregullat e veprimtarisë së tyre. Duhet një ripërkufizim ligjor i marrëdhënieve mes shtetit dhe besimeve gjithnjë duke ruajtur parimet e laicitetit të shtetit dhe lirisë së besimit. Nga ana tjetër, besimet fetare duhet të përfshihen në një proces të ripërkufizimit të rolit të tyre në shoqërinë moderne shqiptare”, shkruan Marku. Pjesë e këtij ripërkufizimi ndoshta duhet të jetë edhe raporti i përfaqësuesve të besimeve fetarë me politikën dhe sidomos me nevojat e politikës. Artan Fuga vë re jo pa ironi sesi përfaqësues të komuniteteve fetare e vunë veten dhe atë që duhet të përfaqësojnë në një inskenim fare të pazakontë, teksa iu bashkuan shtabit të emergjencave në një magazinë në Jug të Shqipërisë. “Kur pashë në një fotografi klerikë të feve të ndryshme që i kishin thirrur në mbledhje që zhvillohej në një depo ushqimesh rezervash të shteti, mbushur me thasë me miell e me konserva, kam qeshur, kam tre ditë që qesh. E paparë në mijëra vite histori të feve dhe marrëdhënieve të fesë me shtetin. Në fakt, ka 25 vjet që politika e ka fut klerin në magazinë! Ndonjë ditë do t'i shohim duke ngarkuar e shkarkuar thasë me miell si Shën Bernardi që s'e kishte për gjë të punonte”, shkruan Fuga.
s.z

Comments

Submitted by Iluministi (not verified) on

<p>Nuk do ishte keq qe kleriket tane te mesonin pak nga Shen Bernardi!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.