Shteti Islamik sulmon bazën amerikane, por dështon. Forcat irakiane rivendosin sigurinë në perimetrin përreth bazës

Zyrtarët irakianë thonë se grupi Shteti Islamik, sulmoi, por dështoi në përpjekjen për të hynte në një bazë ushtarake amerikane në provincën Anbar të Irakut. Baza amerikane Ain al Assad ndodhet 35 kilometra në veriperëndim të Ramadait, kryeqyteti i provincës Anbar. Në bazë ndodhen 300 trupa amerikane, misioni i të cilave është të stërvisin luftëtarë irakianë. Kjo bazë strategjike irakiane ka disa javë që është e rrethuar nga forcat e grupit ISIL. Sipas shtypit irakian, baza u godit me raketa katjusha dhe më pas u sulmua nga disa autorë sulmesh vetëvrasëse. Sipas një zyrtari irakian 8 persona me mision sulme vetëvrasëse u eliminuan para se të hynin në perimetrin e bazës. Anëtari i Këshillit Provincial të Anbarit, Ra’ed Amash tha se në qytetin e al Bagdatit, 15 kilometra larg bazës amerikane, u zhvilluan luftime të ashpra, kur forcat e grupit ISIL u përpoqën ta merrnin nën kontroll. Disa media arabe dhe irakiane njoftojnë për “dhjetëra militantë të grupit ISIL të vrarë” dhe “trupa militantësh të shpërndarë në rrugët e qytetit”. Khattar Abou Diab, profesor i shkencave politike në Universitetin e Parisit, i tha “Zërit të Amerikës” se ai mendon se ish-oficerë të ushtrisë së Sadam Huseinit, mund të jenë duke ndihmuar grupin ISIL në betejën kundër bazës Ain al Assad. Sipas një zyrtari amerikan, forcat irakiane e zbrapsën sulmin e grupit ISIL dhe kanë rivendosur sigurinë në perimetrin përreth bazës.
l.v
Add new comment