Parkimet private, Bozdo: Rezidentët nuk do të paguajnë, nuk favorizohet asnjë kompani

Për “News24” Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo ka deklaruar sot se ka një plan konkret masash për rregullimin e trafikut në kryeqytet dhe ka dhënë sqarime për dhënien me koncesion të parkimeve publike. Bozdo ka deklaruar se asnjë prej qytetarëve rezidentë në Tiranë nuk do të paguajë për parkimin, pasi do të pajisen me leje të posaçme. Sipas të njëjtit burim, Nënkryetari i Bashkisw tha se “nuk favorizohet asnjë kompani për dhënien me koncesion. Bashkia ka një plan konkret masash për rregullimin e trafikut. Gjatë këtyre viteve i janë shtuar 5 km korsi për autobusë dhe për biçikleta. Plani ynë përmban ngritjen e stacionit unik të transportit, që lehtëson trafikun nga 6 mijë mjete. I kursen 6 ton dyoksid karboni të shkarkuar në ditë. Parkimi më i madh i planifikuar është te stacioni i trenit, pjesë e projektit për bulevardin është i bllokuar politikisht. Rregullimi i parkimit do të bëhet sipas të gjithë njohurive dhe eksperiencave më të mira botërore. Tirana ka sot 42 mijë vendparkime publike,
Bashkia menaxhon rreth 2000 vende të tilla. Ky numër do të jetë 7400, të vendosur në akset kryesore të Tiranës. Rezidentët nuk do të paguajnë, do të pajisen me leje të posaçme. Të ardhurat e planifikuar a do të përdoren 80%, nëpërmjet investimeve. Gara do të jetë e hapur dhe ndërkombëtare. Nuk favorizohet asnjë kompani. Projekti do të ketë konsultime me qytetarët”, tha Bozdo.
l.v
Add new comment