Dështon darka e pajtimit mes Blushit dhe Ramës. “Qeveria ka dështuar në reforma, nuk më frymëzon më si lider”, i thotë Blushi

“Ke një qeveri të dështuar që është e paaftë të bëjë reforma”. Kjo është fjalia që ben Blushi i ka thënë Edi Ramës, në darkën “pajtuese” të thirrur tek lokali i deputetit tjetër socialist, Dashamir Peza, ku ishin ftuar edhe miq të përbashkët të tyre si Bashkim Fino, Saimir Tahiri, Blendi Klosi dhe Vangjush Dako.
Shtypi i sotëm njofton për një bisedë me tone të ashpra, pavarësisht këmbënguljes së Ramës për të gjetur mirëkuptimin. “Nuk më frymëzon më si lider, këto nuk janë reforma, por thjesht masa që në analizë të fundit nuk e ndryshojnë gjendjen”, ka thënë Blushi.
Sipas Blushit reforma në sektorin energjetik dhe ajo në arsim nuk kanë qenë të suksesshme. “Madje nëse në fund të vitit rritja ekonomike nuk shkon 5 për qind të GDP nuk do të të votoj më”, -i ka thënë me gjysëm humor në fund të bisedës Blushi Ramës.
a.k
Comments
Kurse gazeta "Sot" thoshte
<p>Kurse gazeta "Sot" thoshte Blushi kandidat i PS-se ne Tirane mbas nje darke me Ramen ...!!</p><p>Pyetja eshte nga i marrin vesh keto gazetat c'flitet aty,apo fshihen poshte tavolinave?!</p>
Shtepia me Gjethe punon
<p>Shtepia me Gjethe punon akoma, vetem se e kane transferuar ne nje vend tjeter kur bene muze kete te vjetren.</p>
Add new comment