Presidenti uron homologun e sapozgjedhur të Greqisë, Pavlopoulos, mbiemri i të cilit në mesazhin e botuar në faqen zyrtare të Presidencës, del Stavropoulos

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i ka dërguar sot një mesazh urimi presidentit të sapozgjedhur të Greqisë, Prokopis Pavlopoulos. Në mesazhin e publikuar në faqen zyrtare të Presidencës, vërehet edhe një gabim në emrin e Presidentit grek, që në tekst thirret me mbiemrin Stavropoulos. “Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani uron Presidentin e ri të Republikës Greke, Prokopis Stavropoulos nëpërmjet një mesazhi të bërë publik, në të cilin thuhet: “Shkëlqesia Juaj…
Përfitoj nga rasti të nënvizoj me kënaqësi se për Shqipërinë, Greqia është një partner strategjik shumë i rëndësishëm politik dhe ekonomik, si edhe të shpreh bindjen se gjatë presidencës Suaj, lidhjet e miqësisë e të bashkëpunimit që karakterizojnë marrëdhëniet midis dy vendeve tona do të njohin zhvillime të mëtejshme shumëdimensionale, në interes të zhvillimit dhe forcimit të miqësisë mes dy popujve tanë…”
s.z
Add new comment