Mynih/ Një tjetër diktator del në skenë, “Mein Kampf” do të botohet me shpjegime

Instituti gjerman i Historisë Bashkëkohore në Mynih njoftoi planet për të botuar, me shpjegime, librin e ish-diktatorit nazist Adolf Hitler ”Mein Kampf” (Lufta ime, në janar të vitit 2016). Në fund të këtij viti, 70 vjet pas Luftës së Dytë Botërore dhe vdekjes së Hitlerit, skadon e drejta e autorit të këtij libri, botuar dikur nga shtëpia botuese ”Franz Eher Verlag”. “Botimi i ri do të ketë dy volume dhe mbi 2000 faqe”, tha zëvendësdrejtori i këtij instituti, Magnus Brechtken. “Nga këto, 780 faqe do të jenë nga origjinali me 27 kapituj i librit propagandistik të Hitlerit. Pjesa tjetër do të ketë mbi 5000 studime dhe komente për librin si edhe një pjesë hyrëse dhe një indeks”, shtoi ai. “Ne punojmë në mënyrë të pavarur. Ne jemi një institut kërkimor-shkencor”, theksoi Brechtken.
l.v
Add new comment