Alarm për sigurinë ushqimore, tregtarët abuzojnë duke shitur produkte jo cilësore

Postuar në 20 Shkurt, 2015 10:01

Siguria ushqimore në Shqipëri është në pikëpyetje. Rastet e kapura nga autoriteti kombëtar i ushqimit ditët e fundit, flasin për një abuzim të ri të tregtarëve të cilët përpiqen të fitojnë duke shitur produkte jo cilësore. Në një intervistë të transmetuar nga “Vizion Plus”, Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së Afrim Bakaj thotë se vetëm në vitin 2014-të janë vendosur 353 gjoba, ndërkohë që problem mbetet mungesa e bashkëpunimit të pushtetit vendor. Për të thelbësore është që policia bashkiake të mos lejojë tregtimin e ushqimeve në rrugë. Edhe pse AKU ka rritur numrin e inspektimeve, në shumë raste bëhet e pamundur kontrolli i të gjitha subjekteve tregtare për shkak të mungesës së numrit të inspektorëve. “Vizion Plus” thotë se gjatë ditëve të para të këtij viti, janë sekuestruar 10 ton ushqime jashtë standardit dhe po ashtu janë zbuluar edhe mallra të falsifikuara.

 

l.v

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.