Avokati i Pelushit: Aksidentin e shkaktoi gazetari Peka, jo klienti im. Gjykata: Burg deri në mbylljen e hetimeve

Sipas avokatit Vladimir Germenji, klienti i tij Emiljano Pelushi nuk është shkaktar i aksidentit të pak ditëve më parë, por gazetari Çim Peka i cili drejtonte automjetin ku ndodhej dhe 29-vjeçarja Fleura Kola. Avokati Germenji e bëri këtë deklaratë në seancën gjyqësore të zhvilluar në një nga dhomat e spitalit të Traumës në Tiranë, ku Pelushi merr mjekim si pasojë e lëndimeve nga aksidenti. Ndërsa shprehu ngushëllimet për familjen Kola, avokati i Emiljano Pelushit hodhi akuza ndaj prokurorisë se po bën hetime të njëanshme. Megjithatë Emiljano Pelushi do të qëndrojë në burg të paktën deri në mbylljen e hetimeve për aksidentin e mbrëmjes së të enjtes pranë Mulletit. Gërmenji paralajmëroi se masa e sigurisë arrest me burg do të apelohet për të kërkuar lirinë e Pelushit.
I riu u arrestua një ditë pas aksidentit pasi sipas hetimeve, drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe ecte me 80 km në orë kur tabela e kufizonte shpejtësinë në 30 km në orë.
a.k
Add new comment