Vrasja e komisar Dritan Lamajt, pasnesër prova fizike me makinë për të matur kohën Tiranë-Kapshticë

Pasnesër është vendosur të kryhet eksperimenti i udhëtimit me automjet nga Tirana drejt Kapshticës, i kërkuar për të vërtetuar pretendimet e Arben Frrokut, i dyshuar për vrasjen e ish shefit të policisë në kombinat Dritan Lamaj. Prova në fjalë u kërkua nga mbrojta e Frrokut që pretendon se i akuzuari ishte duke udhëtuar për në Greqi dhe s’ka lidhje me vrasjen, ndërsa gjykata vendosi që eksperimenti të bëhet me automjet ML Fuoristradë si ajo që ka udhëtuar biznesmeni Frroku. Në timon do të qëndrojë një shofer i zgjedhur me vendim gjykate. Nga ana e saj, Prokuroria e ka kundërshtuar këtë eksperiment, sipas të panevojshëm, pasi është e provuar me dëshmitarë që Arben Frroku ka qenë në rrugën “Ibrahim Dervishi” pasditen e 24 shkurtit 2013.
a.k
Add new comment