Basha mbledh deputetët, caktohen drejtuesit e fushatave nëpër bashkitë e vendit. Bumçi në Tiranë, Ristani në Vlorë

Postuar në 24 Shkurt, 2015 13:27

Partia Demokratike ka caktuar në mbledhjen e grupit parlamentar, drejtuesit e fushatës elektorale të zgjedhjeve të ardhshme lokale për 30 zona të vendit. Fushata për Tiranën do të drejtohet nga Aldo Bumçi, Myqerem Tafaj dhe 5 deputetë të tjerë të qarkut. Në bashkinë e Vlorës fushata do të drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani, në Lushnjë nga Genc Pollo, i cili para dy vitesh drjetonte shtabin e PD-së në qarkun e Beratit. Në Shkodër shkon Arben Imami, në bashkinë e Librazhdit deputeti Luçiano Boci, në Durrës nga deputetët Oerd Bylykbashi dhe Eduart Halimi. Ish deputeti Osman Metalla shkon në Sarandë, aty ku ishte në krye të grupit të punës për zgjedhjet e kësaj dege. Përgjithësisht, drejtuesit e fushatës së shkuar, asaj për zgjedhjet parlamentare, kanë ndryshuar zonë.

a.k 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.