Pas vendimit të Gjykatës Administrative për testimin e infermierëve, reagon ministri: “Unë besoj se do të vazhdoj punën”

Postuar në 25 Shkurt, 2015 15:42

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative që pezulloi testimin e infermierëve. Ai ka deklaruar se do të zbatojë vendimin, por në gjykatë do të paraqiten argumentet pro testimit. Lidhur me kërksën për dorëheqje, Beqja ka deklaruar një “jo” por disi të pasigurtë. “Secili ka të drejtë të bëjë kërkesën e tij. Unë besoj se do të vazhdoj punën bashkë me bashkëpunëtorët e mi për zbatimin e programit të qeverisë. Besoj se në këto 18 muaj rezultatet janë shumë të dukshme dhe shumë të prekshme në përmirësimin e kujdesit shëndetësor. Sigurisht që reformat duhet të jenë edhe më të thella dhe reforma pa kosto nuk ka”, tha ai për “Ora-News”.
http://www.oranews.tv/vendi/beqaj-do-zbatoj-vendimin-e-gjyka...
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.