F. Balliu "jep" disa nga kandidatët e PD-së për Tiranën: E. Selami, G. Pollo dhe A. Imami. Nga PS-ja "tremb Bashkim Fino". "Shpëtim Gjika ka mbetur si Beqir Balluku”

Fahri Balliu, botues i gazetës “55” dhe një njeri i afërt me PD-në, ka qenë sot i ftuar në studion e Rezear Xhaxhiut, ku ka përcjellë disa komente dhe vlerësime për situatën politike në vend. Meqenëse po afron fushata e zgjedhjeve, me interes është mendimi mbi emrat dhe kandidatët. I pyetur për Shpëtim Gjikën, Balliu tha se “ai veproi gabim, në mënyrë partiake dhe tani që e braktisi partia, mbeti vetëm si Beqir Balluku”. I pyetur për kandidaimin e Lulzim Bashës, Balliu bëri një sugjerim të atypëratyshëm: “Absolutisht më i miri. Madje partitë duhet të mblidhen dhe të vendosin që ai duhet të vazhdojë”. I pyetur se cilin do të votonte në një kandidim eventual për Tiranën, botuesi i “55” përmendi Eduart Selamin, Arben Imamin, apo edhe Genc Pollon. Kush kandidat i të majtës tremb më shumë? “Bashkim Fino”. Balliu është një njeri afër drejtimit në PD dhe vlerësime të tilla fitojnë një karakter politik, sado sipërfaqësor, edhe pse këto mund të jenë gjykime ngushtësisht personale. s.z
Comments
Ky eshte nje hajn dhe nje
<p>Ky eshte nje hajn dhe nje horr horrit si shume te tjere qe kane tallur dhe vazhdojne te tallin prapanicen me shqiptaret tash 25 vjet.</p>
ahhahahah ata qe ka me inat i
<p>ahhahahah ata qe ka me inat i vuri kandidate,i madh Fahriu!</p>
koke e madhe ky poeti i
<p>koke e madhe ky poeti i druvarit Pali Miska</p>
Nder personat qe ka ftuar
<p>Nder personat qe ka ftuar Xhaxhiu ne emisionin e tij,Profesor Kabo dhe Botuesi Balliu kane folur si profesioniste,sakte paster direkt dhe m emera konkret.Megjithese Xhaxhiu perpiqej te pyeste per ta zene ne befasi,ose ne siklet (sic e tha edhe vete ai,mund edhe te mos pergjigjesh),Zoti Balliu jo vetem u pergjigj,por edhe me pergjigjet e tij e vuri vete Xhaxhiun.Ne fakt gazetare te vjeter te dy,pa ndonje diference moshe,pamvaresisht bindjeve te sejcilit,paraqiten ne nivele shume te ndryshem.Nuk ishte i rastit terheqja e hundeve te Xhaxhiut aq shume e bezdiseshme,u perserit aq shpesh dhe me me shume force,qe tregon se u vu shume ne siklet vete,pamvaresisht se ai u perpoq per te kunderten.Disa komente tregojne se jo vetem nuk e njohin Balliun,por ata nuk e kuptojne kurre ate,pasi keta komentues jane mesuar me pergjigje-pa pergjigje, dhe jo me argumenta dhe fakte . </p>
Add new comment