Nis mbrojtja e Ilir Beqjas. Nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Balla: “Po e sulmojnë grosistët e ilaçeve që sponsorizojnë PD”. Nuk jep asnjë emër konkret...

Postuar në 26 Shkurt, 2015 10:58

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka dalë sot me një qëndrim politik rreth asaj që ai e quajti sulm dhe fushatë ndaj ministrit të Shëndetësisë. Sipas Ballës, ky sulm koordinohet me selinë e PD-së përmes grosistëve të ilaçeve, meqenëse sipas tij, ministri ka çuar në uljen e çmimit të barnave. “Do të doja të përdorja disa minuta nga fjala ime për të denoncuar një sulm të mirëkoordinuar nga SHQUP-i përkundrejt ministrit të Shëndetësisë së vendit tim. E them është sulm i mirëkoordinuar nga SHQUP-i, sepse faktet që do të sjell sot, janë fakte që tregojnë qartë pse SHQUP-i është shqetësuar shumë nga ulja e çmimit të barnave në Shqipëri. Prej 1 janarit, në Shqipëri çmimet e barnave janë shumë më të ulëta seç ishin më parë, mesatarja është rreth 30 %. Rastet që solli ministri dhe që do t’i sjellë edhe unë në vëmendjen tuaj, shkojnë në uljen e çmimit të barnave edhe në 200% apo 300%. Po pse SHQUP-i është kaq i shqetësuar që edhe deputetë të bashkërendojnë sulmin me kompanitë grosiste kundër ministrit të Shëndetësisë? Kam këtu listën e kompanive grosiste, nuk po ja them emrin se janë shumë, të cilat janë të regjistruara qoftë në Drejtorinë e Kontrollit të Barnave, qoftë në Ministrinë e Shëndetësisë, qoftë në dogana. Kam këtu edhe listën e sponsorëve të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 23 qershorit! Si ka mundësi që janë njësoj?! Si grosistët e ilaçeve ashtu dhe sponsorizuesit e PD-së në fushatën e 2013! Të njëjtët persona të regjistruar si grosistë ilaçesh, janë të regjistruar dhe si sponsorë të PD-së në zgjedhje”, tha Balla. Ai nuk ka pranuar të bëjë publike kompanitë që po godasin ministrin Ilir Beqja, me arsyetimin “se janë shumë”. Emrat e këtyre sponsorizuesve do të kthenin akuzën në denoncim publik, i cili përndryshe, pa emra, quhet shantazh dhe presion. Për analpgji, Jamarbër Malltezi ka ditë që del e thotë se kryeministri favorizon një sponsor të tij, pro nuk thotë kush është ky sponsor. Për më tepër, që në rastin e Beqjas, çështja më e nxehtë ka qenë testimi, për të cilin protestuan mjekët, por edhe koncesionet miliardëshe, për të cilat ministri nuk ka dhënë sqarime shteruese.
s.z

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Une e dija se grosist i ilaceve ishte babi i Sajmir Tahirit.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.