Nënprefekti i Korçës zgjidhet kryetar bashkie në Pogradec për 4 muaj. Emërimi pas dorëheqjes së Shkëmbit

Postuar në 27 Shkurt, 2015 06:39

Luan Maxhari është zgjedhur kryetar i përkohshëm i Bashkisë së Pogradecit, që do të zëvendësojë në këtë detyrë Artan Shkëmbin, dorëhequr nga posti vetëm pak ditë më parë. Korrespondentja e OraNews raporton se Maxhari, anëtar i Këshillit Bashkiak të Pogradecit ka qenë nënprefekt i Korçës. Zgjedhja e tij është bërë në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak dhe është miratuar me votat e shumicës. Mësohet se Luan Maxhari ka marrë 21 vota nga mazhoranca dhe tre nga e djathta në Këshill, dhe pas kësaj do të mbajë postin e të parit të qytetit të Pogradecit, deri në zgjedhjet e 21 qershorit, kur qytetarët me votë do të vendosë se kush do të jetë pasardhësi i Artan Shkëmbit i dorëhequr pak ditë më parë nga posti  i tij përmes një deklarate në selinë rozë.

 

l.v

 

 

http://www.oranews.tv/vendi/pogradec-nenprefekti-kryetar-bashkie-per-4-muaj-pas-doreheqjes-se-shkembit/

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.