Elbasan: Operacion droge, arrestohen 4 persona, mes tyre dy femra. Shpërndanin heroinë, kokainë

Postuar në 27 Shkurt, 2015 06:55

Operacioni i koduar “Vazhdimësia” ka vënë në pranga katër persona, mes tyre dy femra. Grupi i trafikantëve shpërndante heroinë, kokainë, kanabis sativa si dhe lëndë të tjera narkotike. Sektori Kundër Trafiqeve e Narkotikëve në Elbasan, pas një pune hetimore të mirë koordinuar, bëri të mundur arrestimin e Storado Sadushi, 20 vjeç, Rudina Sadushi, 43 vjeçe, Manushaqe Sadushi, 65 vjeçe dhe Andi Braçja, 22 vjeç. Ndërkaq është shpallur në kërkim shtetasi S. S, si dhe ka filluar procedimi penal për  Ervin Bashën, i cili është duke vuajtur dënimin në burgun e Peqinit për “Trafik armesh e municionesh” prej 8 vjetësh. Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin bënin shpërndarje të lëndëve narkotike në Gramsh dhe Elbasan. Gjate operacionit janë sekuestruar 1.8 kg heroinë, 380gr kokainë, 3gr kanabis sativa, 20gr fara kanabis sativa, 670 fishekë model 56 të kalibrit 7.62 mm, 400 euro, 7 aparate celularë, dhe dy peshore elektronike të cilat përdoreshin për peshimin e lëndës narkotike.

 

l.v

 

http://www.asp.gov.al/index.php/operacioni-i-lazaratit/275-slideshow-home/6945-elbasan-operacioni-vazhdimesia-arrestohen-4-persona-me-akuzen-e-prodhimit-dhe-shitjes-se-lendeve-narkotike

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.