Mot i ndryshueshëm deri të martën, më pas kthehet dimri me borë dhe temperatura të ulëta

Postuar në 28 Shkurt, 2015 12:28

Moti brenda javës së parë të muajit mars pritet të sjellë temperatura ekstreme, nga 20° C në ditë të ftohta arktike. Agjencitë e huaja meteorologjike parashikojnë ditë të paqëndrueshme sa i takon klimës atmosferike. Meteorologët japin të dhënat të cilat tregojnë se temperaturat do të variojnë të luhaten midis presionit të lartë atmosferik, kalimit të reve dhe dukurisë së shirave gjatë ditës. Kjo situatë do të vijojë deri ditën e hënë. Fillimi i marsit, i cili shënon dhe hyrjen e pranverës, sipas të njëjtave burime, duke filluar nga e hëna deri të mërkurën do të shënojë temperatura që do të arrijnë në vlerat 20° C. Por nga e mërkura pritet një ndryshim drastik, ku parashikohet të kalojë një valë e të ftohtit arktik. Ky shqetësim do të risjellë shirat ndërsa ajrit i ftohtë do të pushtojë Mesdheun. Pritet gjithashtu një rënie e mprehtë e temperaturave dhe rikthim të dëborës.

 

l.v

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.