Detaje nga takimi Tahiri-Doshi, dëshmitari i thotë “Panorama Online” se “biseda kishte tone të larta” dhe se “pranë ishte edhe ambasadori i OSBE-së”

Postuar në 01 Mars, 2015 05:44

Takimi mes deputetit socialist Tom Doshi dhe ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ka zënë vend gjerësisht në media. Takimi në një bar të njohur në kryeqytet ka shkaktuar jo pak habi për faktin se ai zhvillohej në një kohë replikash të forta publike mes tyre. Ndër variantet e ndryshme që janë dhënë për këtë takim spikat ai i “Panorama Online” që sjell detaje nga takimi, duke iu referuar informacioneve nga një dëshmitar në vendngjarje. “Njëri prej tyre ka dëshmuar se tonet e përdorura nga Tahiri e Doshi kanë qenë shpeshherë të larta dhe nuk kanë munguar as në fund të takimit. Dëshmitari ynë shtoi se kishte parë të ulur në bar edhe ambasadorin e OSBE-së në Tiranë (që ndër të tjera është edhe njohës i mirë i gjuhës shqipe)” shkruan “Panorama Online”

http://www.panorama.com.al/tahiri-me-doshin-takim-me-tone-te-larta-para-syve-te-ambasadorit-te-osbe-se/

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.