Mijëra marshues kujtojnë opozitarin e ekzekutuar në Moskë

Postuar në 01 Mars, 2015 08:03

Mijëra persona iu bashkuan marshimit në Moskë,  në përkujtim të opozitarit Boris Nemtsov,  të vrarë pranë Kremlinit dy netë më parë.  Boris Nemtsov, lideri i opozitës kundër Putinit dhe ish-zëvendëskryeministri liberal i epokës së presidencës së Boris Jelcinit, u vra në ndërkohë që ecte në qendër të Moskës. Agjencia e lajmeve “Ansa” raporton se marshuesit mbanin pankarta ku shkruhej “Nuk kam frikë”, “Plumbat na kanë goditur të gjithëve” ose edhe më thjeshtë “Kemi mbetur pa fjalë”. Ndërkohë, një televizion rus ka publikuar videon e ekzekutimit ndërsa mediat gjithnjë e më shumë po ngrenë pikëpyetje rreth profilit të vajzës që e shoqëronte në momentin e ekzekutimit me 4 plumba.

http://www.ansa.it/sito/notizie/mondo/2015/02/27/russiaucciso-leader-opposizione-nemtsov_834c0209-285b-4d77-9c4b-f7df5a81cf46.html

n.k

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.