Eurodeputeti i Le Penit për gazetën serbe: Kosova çerdhe e krimit, kurrë në BE, ka spastruar serbët?!

Duket se antishqiptarizmi i deklaruar është një nga karakteristikat e eksponentëve të Frontit Nacional në Marinë Lë Penit, partia e ekstremit të djathtë në Francë. Aymeric Chauprade, europarlamentar i kësaj partia, ka thënë në një intervistë për gazetën e Beogradit, “Novosti”, se Kosova kurrë s’mund të hyjë në BE, për shkak se “është çerdhe e krimit dhe mban përgjegjësi për spastrimin etnik të serbëve dhe popullatës tjetër joshqiptare”. Sipas tij, edhe Franca ka bërë “gabim historik” me atë që e ka njohur Kosovën, kurse NATO me luftën kundër Serbisë e ka legjitimuar separatizmin e shqiptarëve dhe Bashkimi Evropian vetëm e ka ndjekur politikën amerikane.
Chauprade ofron edhe modelin se si, sipas tij, duhet të jetë statusi i Kosovës në të ardhmen: Sipas shembullit të “autonomisë së fuqishme të Saharës Perëndimore në Marok”.
Pak kohë më parë, tre eurodeputetë të FN kërkuan përmes një projekt-rezolute ndërprerjen e procesit të anëtarësimit në BE për Shqipërinë.
a.k
Comments
Me këtë mentalitet të ndyrë
<p>Me këtë mentalitet të ndyrë keni shekuj që vazhdoni, ndaj u ra kokës Gjermania; ju jeni ndër arsyet kryesore të reagimit të dhunshëm gjerman, dhe sot jeni aty ku keni vendin - një figurë fasade për të mbuluar fuqinë e merituar gjermane. Flas për Gjermaninë pasi kuptohet mirë se sa korrektë mund të jeni me popuj të tjerë mandej, sidomos kur këta popuj "nuk kanë ndjerë bizelen në dyshek". Gjithmonë e më shpesh shfaqeni si komb i kompleksuar! Ju përshëdhjes!</p>
Add new comment