LSI lajmëron krijimin e të majtës së bashkuar. Manjani: “Kemi nisur që 2 vjet më parë punën”. Doshi: “PS është e pastër. Të distancohet nga Meta, i fiton zgjedhjet edhe vetë”

Postuar në 03 Mars, 2015 10:48

Në kryetari i LSI-së, Ylli Manjani ka bërë sot publik projektin e përbashkët të kësaj partie me PS-në për krijimin e të majtës së bashkuar. Manjani ka nënvizuar se ky projekt merr më shumë rëndësi në kushtet e situatës së krijuar me akuzat e z. Doshi, të cilat ai i ka parë më tepër në kuadër të një diversioni. “Sigurisht që ne kemi vendosur që të realizojmë projektin tonë politik. Më herët, jo sot, por të paktën 2 vite më parë, ta realizojmë në bashkëpunim me Partinë Socialiste si një entitet politik i përbashkët, që quhet ndryshe e majta e bashkuar. E majta e bashkuar, një projekt i cili të gjithë votuesit e majtë, por në përgjithësi opinioni publik e ka kërkuar prej kohësh. Ky është një projekt i arritur, pavarësisht ulje-ngritjeve individuale, e theksoj, individuale, asgjë s’është institucionale. Sidoqoftë ky mbetet projekti më i rëndësishëm për ne për të realizuar të gjithë projektet politike për të cilat ne jemi votuar dhe është e sigurt që do të votohemi në shumicë siç është votuar gjithmonë nga e majta shqiptare, LSI-ja, Partia Socialiste e kështu me radhë të gjithë partitë tona që e përbëjnë këtë unitet politik”, tha Manjani. Ai ka hedhur në qarkullim edhe tezën se brenda radhëve të PD-së ka një garë dhe rivalitet që prodhon tensione. “Nuk shërojmë dot asnjë paranojak, është e pamundur që ta shërojmë. Fakt është që ka shumë sot në rrugët e Tiranës dhe të Shqipërisë që marrin përsipër autorësinë e vrasjes së ndonjë deputeti, por fakt është që këta deputetë janë gjallë dhe kjo është një histori që do tirret e do stirret në kuptimin telenovelës politike shqiptare, për të cilat gara ndërmjet kryetarit të Partisë Demokratike dhe ish-Kryetarit të Partisë Demokratike është një garë shumë interesante. Ju ftojmë që ta ndiqni. Është vërtet një garë që ia vlen të ndiqet me vëmendje, sepse kjo po prodhon një telenovelë fantastike”, tha ai. Ndërkohë deputeti Tom Doshi ka reahuar sërish, por duke bërë një tërheqje në adresë të Edi Ramës dhe të PS-së. Duke i qëndruar skenarit të vrasjes, ai ka mëshuar më shumë tek Ilir Meta, që sipas tij, ka gënjyer edhe Sali Berishën, dy vjet më parë. Përndryshe, sipas Doshit, PS-ja është e pastër. “Elektorati socialist ne te gjithe Shqiperine e urren Ilir Meten. Nese Rama do kishte guximin dhe ndershmerine te shkonte ne zgjedhje te reja, pa Ilir Meten ne krah, do te fitonte serish, pavaresisht nje doze zhgenjimi qe ekziston sot ne popull. Populli e di qe Rama i ka pasur krahet te lidhur nga LSI e bandat e tyre dhe do dije te orientoj voten sic duhet. Une i bej thirrje Edi Rames te gjej forca dhe te distancohet nga kthetrat e Ilir Metes, dhe te mos shkruaj per telenovela ne Facebook. Partia Socialiste eshte e forte dhe e paster, dhe nuk ka nevoje te marre ne mbrojte njerez te implikuar ne vrasje”, shkruan Doshi. Mjafton të kujtojmë se para dy ditësh ai do të deklaronte se mes tij dhe Edi Ramës nuk do të kishte më paqe. Çfarë ka ndryshuar që Ilir Meta u vendos në qendër të vëmendjes brenda 24 orëve?
s.z

Comments

Submitted by Ish LSI (not verified) on

<p>kurre nuk merr me vota e majta prej meje ne rast se bashkohet me Lsi. Te ngrihen ne kembe te gjithe te majtet kunder kesaj maskarade.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.