Berisha: Meta, jep dorëheqjen dhe dil deputet i thjeshtë! Meta: Një herë e kam dhënë dorëheqjen për Shkëlzenin, nuk e jap dy herë (video)

Postuar në 05 Mars, 2015 04:35

“Parlamenti sot më duket si zonë krimi”, kështu e ka nisur fjalën e tij në Kuvend ish­kryeministri Berisha Seanca parlamentare ka rinisur me fjalën e kreu të grupit të PS­së, Gramoz Ruçi. “Për herë të parë ndieva kënaqësi që rrallë ky parlament ushtron instrumentin e interpelancës dhe kryeministri ishte i pranishëm. Ky gëzim dhe kjo kënaqësi nuk u përmbush ndaj do të kërkoja nga opozita që për problemin që e kanë parë emergjent, të kërkojnë interpelancën.” Ndërkohë, në sallë ka pasur shumë zëra dhe të thirrura nga deputetët e PD­së. Ruçi pranoi kërkesën e opozitës, por kërkoi që ajo të bëhej sipas procedurave. Ndërkohë mori fjalën Berisha i cili duke debatuar me Metën ai i tha: “Është Ilir Meta që na tha se Doshi do të vrasë Doshin dhe vëllanë tuaj. Por doli që një deputet juaji – o zoti Paulin, do të të përdorë Rama si Tomën dhe njësoj do ta pësosh si Toma. Unë një këshillë të dhashë, t’i bëj të kundërtën. – Qe opozita ajo që e denoncoi”. Ndërsa Ilir Meta ka ndërhyrë: “Po ti mor zotëri e ke ditur që para tre muajsh dhe nuk e paske denoncuar?” Berisha tha se një gjë të tillë e kishte denoncuar në parlament. Meta ka vazhduar sërish duke i thënë Berishës: “Vazhdo se e nise lider demokracie dhe po e përfundon si aksioner pularie”.Replikat kanë vazhduar të nxehta kur Berisha iu drejtua Metës: “Nuk ka hetim. Për 700 mijë euro dhe dorëheqjen”. Ndërsa nga ana e tij kryeparlamentari tha: “E dhashë dorëheqjen, sepse Shkëlzeni ishte në videon e Dritan Priftit. Dhe më the shiko çfarë ka bërë ky budallai. Një herë e kam dhënë dorëheqjen për Shkëlzenin, nuk e jam dy herë”

 

l.v

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.