Berisha bën thirrje për protestë më 12 Mars. A është kjo arsyeja që PD nuk protestoi më 20 Shkurt?

Postuar në 07 Mars, 2015 12:42

20 shkurtin, ditën  e rrëzimit të bustit  të diktatorit Hoxha opozita e përkujtoi me një aktivitet simbolik  në qendër të Tiranës ku mbajtën fjalime kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe përfaqësues të shoqatave dhjetoriste e ish-të përndjekurve politikë. Kjo ishte hera e parë në 23 vjet që Partia Demokratike la “pas dore” një datë të shënuar për të, duke mos zgjedhur të protestojë, ndonëse sipas saj kishte arsye të mjaftueshme për të kundërshtuar qeverinë.

“Frymëzimin” që ajo ditë përcjell për demokratët, opozita kërkon ta shfrytëzojë në protestën e 12 Marsit në Tiranë, të cilën e lajmëroi në faqen e tij në Fejsbuk ish-kryeministri Berisha.

“Ju dhe vetem ju e askush tjeter, te bashkuar ne guximin, shpirtin dhe pergjegjesine tuaj qytetare mund te shpetoni Shqiperine me nje 20 shkurt te ri! Ora qe vjen eshte ora juaj, ora e te vertetes, ora e fitores! Me 12 mars te gjithe ne Tirane”-shkruan Berisha.

Në një shënim të gjatë ish-kryeministri bën paralelizmin e kësaj proteste me 20 Shkurtin duke e mbështetur “shpirtin” e revoltës tek skandali sipas tij i skenarit për vrasjen e Tom Doshit dhe mosbesimin se Prokuroria do të zbardhë të vërtetën, ndonëse ish-deputeti socialist është paraqitur vetë në organin e akuzës për të dhënë dëshminë e tij.

Mungesa e një proteste nga opozita në 20 shkur përforcon edhe më shumë dyshimet se Berisha kishte qenë në dijeni të “skenarit” dhe se opozita ishte në pritje që kjo çështje të hidhej në publik.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.