Shtohen masat e sigurisë për deputetin Tom Doshi, merret në mbrojtje nga policia

Deputeti Tom Doshi është marrë në mbrojtje nga policia. Lajmi publikohet nga “GSH” që citon burime pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Sipas gazetës, deputeti i Shkodrës është marrë në mbrojtje nga uniformat blu por ende nuk ka detaje se sa është numri i efektivëve që janë vënë në dispozicion të ish-deputetit socialist. “Burime pranë Policisë së Shtetit sqarojnë se nga vetë deputeti nuk ka pasur kërkesë zyrtare për ta marrë në mbrojtje. Të njëjtat burime sqarojnë se pas deklaratave publike të deputetit Doshi se kanë dashur ta ekzekutojnë, Policia e Shtetit e ka marrë vetë në mbrojtje atë” shkruhet në artikull.
http://www.balkanweb.com/site/dyshimi-per-atentat-tom-doshi-merret-ne-mbrojtje-nga-policia/
n.k
Add new comment