Mark Frroku rrëzon sy më sy versionin e Doshit. S’ka patur asnjë dijeni për ndonjë atentat

Pas dy orëve dëshmi në zyrën e prokurorëve, në një ballafaqim me Tom Doshin, kolegu dhe miku i tij Mark Frroku është shprehur për A1 Report se i ka qëndruar dëshmisë që dha të premten kur tha se nuk ka pasur asnjë dijeni për atentatin. Deputeti i Partisë Kristian Demokrate ka rrëzuar kështu pretendimin se ka qenë ai personi që e ka lajmëruar Doshin për një atentat të mundshëm ndaj tij gjashtë muaj më parë.
Kështu Frroku rrëzon për së dyti alibinë e Doshit, i cili deklaroi publikisht në media se ishte kolegu i tij që e kishte sinjalizuar për planin e vrasjes së tij gjashtë muaj më parë dhe që e kishte prezantuar me Durim Bamin, personi që do prezantohej si i paguar nga Meta për eliminimin fizik të tij. Kjo përbën një kthesë rrënjësore në hetimet e nisura pas deklaratave publike të deputetit të përjashtuar nga PS, ndërkohë që edhe personi I përfolur Fatjon Skënderi, rrëzoi prerë përfshirjen e tij në këtë skenar.
a.k
Add new comment