Krim i trefishtë në Laprakë. Emigranti vret bashkëshorten, vjehrrën dhe veten në sytë e 3 fëmijëve

Një krim i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Laprakë. Një 33-vjeçar i kthyer pak ditë më parë nga Greqia ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij, vjehrrën dhe më pas ka qëlluar dhe veten. Autori i krimit është Emiljano Rustemi, ndërsa dy viktimat e tjera Izaura Rustemi dhe nëna e saj Engjëllushe Shaqiri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në sytë e 3 fëmijëve të çiftit, që mësohet se ishte në proces divorci. 33-vjeçari ka qëlluar fillimisht mbi vjehrrën Engjellushe Shaqiri, ndërsa më pas ka vrarë bashkëshorten dhe veten. Emiljano Rustemi jetonte prej vitesh në Greqi ku dhe ishte dënuar me 1 vit burg për vjedhje. Në datën 5 Mars ai ishte kthyer në Shqipëri dhe kërkonte të strehohej tek shtëpia e vjehrrës ku jetonte bashkëshortja me 3 fëmijët. Rrethanat e këtij krimi të rëndë janë ende të paqarta.
l.m
Add new comment