FMN jep panoramën e politikave fiskale në Shqipëri: Rreziku për buxhetin, borxhi dhe subvencionet për energjinë

Dy rekomandimet kryesore të Fondit Monetar Ndërkombëtar për qeverinë shqiptare janë: ulja e borxhit publik dhe heqja e subvencioneve për energjinë. "Monitor" shkruan se në raportin e fundit “Ballkani Perëndimor, 15 vjet tranzicion ekonomik”, FMN jep një panoramë të politikave fiskale, duke veçuar sfidat dhe duke dhënë rekomandime për politikat që duhen ndjekur. Sipas raportit për Shqipërisë, sfida kryesore theksohet në raport se është borxhi i lartë dhe nevojat e financimit, të cilat janë gjerësisht të varura nga bankat. Raporti rekomandon konsolidimin fiskal që do të vijë gjerësisht përmes masave në drejtim të të ardhurave dhe eliminimin e subvencioneve të energjisë. Ekspertët e FMNsë theksojnë se subvencionet e energjisë janë një mënyrë shumë jo eficiente për të shpenzuar paratë publike. Raporti rekomandon që konsolidimi fiskal duhet të plotësohet nga ndryshime në përbërjen e tij, duke reduktuar në veçanti peshën që zënë shpenzimet korente. Rekomandimet kryesore të FMNsë janë ruajtja e stabilitetit makroekonomik dhe reformat e thella strukturore.
http://www.monitor.al/lehtesimi-monetar-nuk-i-vjen-ne-ndihme-qeverise-rriten-interesat-e-borxhit/
Add new comment