Kryetari i PD-së premton: “Jo me dhunë, me forcën e pjesëmarrjes ta çojmë këtë qeveri në shtëpi”

Postuar në 11 Mars, 2015 11:25

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka deklaruar në një takim me të rinj se protestë e nesërme do të jetë një marshim kundër krimit që është në krye të qeverisë. Sipas Bashës, paniku që ka zënë drejtuesit e mazhorancës, mund të shtyjë përfaqësues të institucioneve në provokime. “Nesër ne do të ushtrojmë të drejtën tonë për një protestë paqësore dhe demokratike. Paniku që i ka zënë bën edhe marrëzira. Kërkojnë kriminelët në gjirin e popullit, por unë ju them sot se nuk kemi ne kriminelë. Krimin dhe kriminelët i keni në gjirin tuaj, i keni në qeverisje dhe ne do t’i largojmë me çdo çmim. Jo me dhunë, me forcën e pjesëmarrjes ta çojmë këtë qeveri në shtëpi”, tha Basha. Është një premtim zyrtar që pritet të konfirmohet nesër.

Comments

Submitted by Samir (not verified) on

Sigurisht, sigurisht, o Lul! Po kush ka thene deri me sot qe jam Kriminel qe te presim ty te thuash ndryshe

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.