PS-ja presion Lulzim Bashës. Premton se do të bëhet drejtësi për 21 janarin, rrugën Durrës-Kukës dhe paktin detar me Greqinë

Postuar në 12 Mars, 2015 06:08

Politika po preferon gjuhën e shantazhit dhe të presionit për të arritur uljen e toneve. Pas protestës së opozitës, nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, la dalë në një konferencë për shtyp përmes së cilës ka dërguar disa mesazhe për kreun e PD-së, Lulzim Basha. “Lulzim Basha ka tre çështje të hapura me drejtësinë, për të cilat duhet të dëshmojë. E para, për tradhtinë kombëtare si ministër i Jashtëm kur i shiti një vendi tjetër hapësirën detare. Të dëshmojë për vjedhjen më të madhe të historisë së shtetit, atë të 230 milionë në rrugën Durrës- Kukës. Të dëshmojë edhe për vrasjen e 4 qytetarëve. Deri sot Lulzim Basha është fshehur me udhëtime jashtë shtetit apo raporte mjekësore, por shqiptarët nuk kanë harruar asnjërën prej këtyre 3 dëshmive që Basha duhet të përgjigjet. Të japë drejtësi dhe të mos fshihet më. Të dëshmojë se asnjë shqiptar nuk i fal as 4 të vrarët, as tradhtinë ndaj kombit, as 230 milionë eurot e vjedhura. Qytetarët sot duan drejtësi dhe drejtësia do të bëhet”, tha Balla.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Sekreti i sukseseve spektakolare te PS eshte fakti qe eksponente te rendesishem te saj jane personazhe si puna e ketij Taulant B(P)alles.</p>

Submitted by Albi_I (not verified) on

<p>Taulanti i lojrave te fatit dhe i marrveshjeve me AMC-ne flet per njerezit e tjere si te korruptuar .... hajde hajde ku jemi.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.