PD: Në protestë, 300 mijë njerëz. Të verfikohen njerëzit e thirrur në armë nga Ilir Meta

Partia Demokratike ka bërë një deklaratë pas protestës së sotme. Sipas saj, në protestë kanë qenë 300 mijë njerëz, një shifër që gjithsesi duhet marrë me rezervë. Më tej, PD-ja ka kërkuar që të verifikohen ata që i quajti “persona të thirrur nën armë nga Ilir Meta”. “E kuptojmë shqetësimin e Edi Ramës dhe Ilir Metës nga 300 mijë shqiptarë që u derdhën në shesh për të protestuar. Ky ishte vetëm fillimi. Policia të identifikojë personat e thirrur nën armë nga Ilir Meta. Pjesa me e madhe me precedentë kriminalë të promovuar në nivelet më të larta të pushtetit”, thuhet në deklaratë.
Comments
Heren tjeter paguni Alket
<p>Heren tjeter paguni Alket Islamin qe mos te beje foto nga lart se lat nam. hahahahha</p>
Add new comment