Përgjimet e Zaevit, përgjigjet kryeministri Gruevski me një shpjegim origjinal: “Ne jemi në një shkretëtirë, ai do të na bindë se përpara ka një mal”

Postuar në 12 Mars, 2015 12:02

Zoran Zaev, kreu i opozitës maqedonase, prej disa kohësh publikon përgjime të cilat implikojnë pushtein, kryeministrin, por edhe përfaqësues të medias. Po si po i përgjigjet kryeministri maqedonas këtyre përgjimeve, pas të cilat është lidhur aksioni opozitar? Shumë thjesht, i mohon pretendimet. "Me fjalë të tjera, disi si të jemi ne të gjithë në ndonjë shkretërirë, e ai na bind të paramendojmë se para nesh ka mal, ndërsa askush nga ne atë mal nuk e sheh. Përkthyer me fjalë tjera, të gjithë ne marrim pjesë në zgjedhje, qytetarët morën pjesë në zgjedhje dhe mirë e dinë nëse ka pasur ose jo presione dhe kërcënime ose çka do tjetër. Përnjëherë paraqitet Zaevi me materiale të ndryshme të krijuara me të cilat të gjithë qytetarët, jo vetëm ne, dëshiron t'i bindë se ata nuk kanë votuar me vullnet të vetin, nuk kanë votuar në mënyrë siç kanë votuar pa kurrëfarë presionesh, kërcënimesh ose diçka të ngjashme, që është joligjore, por se kanë votuar me presione dhe kërcënime", deklaroi Gruevski.
http://mia.mk/sq/Inside/RenderSingleNews/180/132551288

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.