L. Basha, ndryshe nga S. Berisha: “Zgjedhjet e parakohshme, një nga opsionet. Në PD do të ngremë Komisionin e Integritetit. Kurrë më koalicion me I. Metën”(përditësuar)

Postuar në 12 Mars, 2015 15:19

Partia Demokratike nuk do të bojkotojë punimet e Kuvendit. Kreu i saj, Lulzim Basha, ka deklaruar se pret që puna e komisionit parlamentar për dekriminalizimin të ecë sa më shpejt. Ai ka hezituar që të pranojë si opsion të parë zgjedhjet e parakohshme, duke theksuar se “ky është një nga opsionet”. Diçka që kontraston deklaratat e Sali Berishës sot pas protestës. Lidhur me dekriminalizimin ai ka bërë të ditur se në PD do të ngrihet Komisioni i Integritetit që të realizohet vetingu i plotë në bashkëpunim me institucionet shtetërore. Lidhur me qëndrimin politik në të ardhmen Basha ka deklaruar se: "PD-ja nën drejtimin tim nuk do të bëjë kurrë koalicion me Ilir Metën".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.