“Koha Ditore”/ Ruajtja e kufijve të jashtëm, emigrimi i kosovarëve ka ndryshuar prioritetet e BE-së. Nuk janë optimist për heqjen e vizave

Postuar në 13 Mars, 2015 01:21

Disa shtete, anëtare të Bashkimit Evropian, nuk janë shumë optimiste se vizat për qytetarët e Kosovës që të mund të udhëtojnë në vendet e BE-së do të mund të hiqen shumë shpejt me gjithë përshtypjen që e ka krijuar një deklaratë e cituar në media e komisionerit për Emigrim dhe Politikë të Brendshme, Dimitris Avramopulos, se “shumë shpejt do të ketë lajme të mira për liberalizimin e vizave me Kosovën”, shkruan sot “Koha Ditore”. Përderisa në Kosovë tashmë kjo deklaratë e tij është kuptuar si paralajmërim se Komisioni së shpejti do të konfirmojë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe duhet të hiqen vizat, disa shtete të BE-së mendojnë se një pritje e tillë në këtë moment nuk është shumë reale. “Nuk e dimë se çfarë ka menduar komisioneri. Nuk besoj se ai ka shkuar aq larg sa të mendojë se do të hiqen vizat, sepse është e qartë se nuk janë pjekur të gjitha kushtet dhe rrethanat nuk janë të përshtatshme”, ka thënë një diplomat i BE-së.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.