“Mapo”/ Rehabilitimi i plotë i ‘Olldashistëve’, Basha mbështet projektligjin e Dodës për hapjen e dosjeve

“Mapo” shkruan sot se vetëm para pak kohësh, kur deputetja demokrate, Mesila Doda, prezantoi një projektligj për hapjen e dosjeve, kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Edi Paloka, e sulmoi ashpër duke e quajtur ‘marionetë’ të Edi Ramës. Mes tyre pasoi një luftë deklaratash. Por, sipas “Mapo”-s para pak ditësh, kryetari i PD, Lulzim Basha u shfaq në një bisedë të ngrohtë dhe plot buzëqeshje me Dodën. Nuk dihet se çfarë kanë biseduar, por dy ditë më parë, Basha deklaroi se PD mbështet projektligjin e Dodës për hapjen e dosjeve. Ai e bëri këtë deklaratë në emisionin “Opinion”. “Mapo” shkruan gjithashtu se ky qëndrim shumë interesant shënon një kthesë edhe ndaj atyre që shumë media i quajnë “grupi i mbështetësve të Olldashit”.
http://www.mapo.al/2015/03/rehabilitimi-i-plote-i-olldashisteve
Add new comment