"RD” akuzon agjencinë “Reuters” për raportim të pasaktë mbi protestën e fundit. Arsye jepet fakti se gazetari i “Reuters” është kushëri i kryeministrit Rama

“Rilindja Demokratike”, gazeta zyrtare e Partisë Demokratike, i kushton sot një shënim raportimit që agjencia “Reuters” i ka bërë protestës së fundit të opozitës. Pasi bën vlerësime për rolin e kësaj agjencie, si “një gjigand mediatik që ka bërë historinë e shtypit prej afro 150 vitesh”, editoriali ndalet te raportimi i protestës, që ka përfshirë edhe këtë koment: “çështja Doshi dhe akuzat drejtuar kryetarit të Parlamentit Meta si porositës i dy vrasjeve nuk kanë pasur impakt në publik”. Mbi këtë pasazh, “RD” sheh një “problem bazik të “Reuters” me të vërtetën, sidomos kur ai që ka bërë shkrimin është i afërm i kryeministrit aktual, Edi Rama. Ja se çfarë thuhet ndër të tjera: “Sipas “Reuters” në Tiranë, “çështja Doshi dhe akuzat drejtuar kryetarit të Parlamentit Meta si porositës i dy vrasjeve nuk kanë pasur impakt në publik”. E vetmja media që deri sot i ka lejuar vetes që të bëjë një koment të tillë është pikërisht “Reuters” dhe gazetari i saj në Shqipëri. As edhe mediat më fanatike të shitura tek Rama dhe Meta dhe punojnë për ta nuk kanë guxuar që të thonë një gomarllëk të tillë. Përkundrazi edhe këto media partizane të pushtetit e pranojnë se kemi të bëjmë me një skandal që ka përqendruar të gjithë vemendjen e opinionit publik dhe pret zbardhjen e së vërtetës nga drejtësia.
Nëse vërtet “Reuters” në Tiranë ka arritur në përfundimin se këto akuza nuk kanë pasur impakt në opinionin publik, atëherë i duhet të na tregojë se kujt ankete i referohet për ta provuar atë që ka shkruar në lidhje me perceptimin që ka opinioni ndaj kësaj çështjeje? E ka një shpjegim përfundimi që ka nxjerrë gazetari i “Reuters” në Tiranë. Kur shkrimet shkruhen nga zyra e kreut të qeverisë që është dhe kushëri, natyrisht që në vend të vërtetës do të bëhet propagandë. Por që edhe “Reuters”, ky gjigant i informimit të shndërrohet në Tiranë në një agjenci dogmatike dhe propagadistike e mashtrimeve të pushtetit, kjo ishte e fundit që mund të mendohej”. Akuza është për gazetarin Benet Koleka, që është autor i shkrimit në fjalë, e që ka provokuar PD-në. Shkrimi në fjalë mund të lexohet këtu: http://uk.reuters.com/article/2015/03/12/uk-albania-oppositi...
Comments
RD nga 300 kopje qe shtyp
<p>RD nga 300 kopje qe shtyp vetem 100 i shiten...edhe ju me cfare mereni...</p>
Add new comment