Zyrtare-LSI propozon në 15 bashki. PS mban Fierin e Durrësin, LSI merr Gjirokastrën

Lëvizja Socialiste për Integrim do të këtë të drejtën e propozimit të kandidaturave në 15 nga 61 njësitë vendore të vendit. Pas takimit që zgjati më shumë se 1 orë, dy krerët e mazhorancës dolën para medias për të njoftuar arritjen e marrëveshjes për ndarjen e njësive vendore. Ashtu sikurse paralajmëruar nga shtypi para takimit, do të ketë të drejtën e propozimit të kandidaturave për 15 njësi vendore. Më konkretisht, LSI do të propozojë kandidatët në bashkitë Berat, Lezhë, Kukës, Gjirokastër, Pogradec, Skrapar, Vorë, Bulqizë, Kuçovë, Cërrik, Mallakastër, Delvinë, Prrenjas, Selenicë dhe Kolonjë. Edhe pse ishte përfolur më herët, bashkia e Fierit dhe Durrësit i janë lënë Partisë Socialiste,ashtu sikurse edhe Bashkia e Tiranës, ku nuk përjashtohet mundësia që të garojë një femër. Referuar asaj çfarë deklaruan krerët e mazhorancës, lista e plotë dhe zyrtare e kandidatëve do të bëhet publike para datës 1 prill, që është edhe përvjetori I marrëveshjes qeverisëse mes dy partive.
n.k
Add new comment