Shqipëria kërkon 550 milion euro në tregjet ndërkombëtare

Qeveria shqiptare po tenton të marrë brenda dy muajve të ardhshme një borxh në vlerë 250 milion euro. TCH raporton se borxhi kërkohet me afat dhjetëvjeçar dhe Banka Botërore do të garantojë 200 nga 250 milionë eurot e paketës. Javët e fundit, qeveria ka bërë zyrtarisht njoftim edhe në mediat ndërkombëtare, duke u kërkuar bankave apo investitorëve të tjerë të huaj, që të dërgojnë brenda datës 1 prill ofertat e tyre zyrtare në Ministrinë e Financave.
Ky borxh do të përdoret për financimin e deficitit buxhetor të këtij viti. Por ky nuk është i vetmi borxh i planifikuar për t’u marrë pasi paralelisht qeveria shqiptare do të dalë në tregjet ndërkombëtare edhe për të rinovuar 300 milionë euro të tjera borxh, që ka marrë në 2010-n përmes eurobondit. Kjo do të thotë se, në total, gjatë këtij viti Shqipërisë do t’i duhet të gjejë 550 milionë euro financime nga investitorët privatë në tregjet botërore.
Për më shumë: http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=294931#k3
n.k
Add new comment