Netanyahu me kartën antipalestineze në fushatë: “Nëse zgjidhem nuk do të ketë shtet palestinez. Nëse jo, do kemi fqinj Hamastanin”

Postuar në 16 Mars, 2015 11:33

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyhau, ka bërë një apel të fortë për votuesit e vendit të tij në kontekstin e zgjedhjeve të përgjithshme që po afrojnë. Ai ka deklaruar se nëse ai fiton, nuk do të ketë shtet palestinez. “Unë mëndoj që kushdo që vepron për krijimin e një shteti palestinez she për evakuimin e territoreve i jep territore radikalëve islamikë që të sulmojnë Izraelin”, citohet ai nga e përditshmja “Haaretz”. Sipas tij, nëse kundërshtarët do të fitojnë, atëherë do të kemi në Jeruzalemin Lindor një shtet që ai e quan “Hamastan”. Netanyahu sugjeron se në palën palestineze Hamasi, i konsideruar si organizatë terroriste, është shumë më me peshë se Autoriteti Palestinez, me të cilin edhe komuniteti ndërkombëtar dialogon. Në këtë drejtim, Netanyahu nuk ndan mendime të njëjta as me administratën amerikane, sidomos për popullimin e disa zonave të diskutueshme.
http://www.haaretz.com/news/israel-election-2015/1.647212?ut...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.