Barazi gjinore në propozimet e PS për bashkinë e Tiranës. 4 kandidatura të mundshme: Lindita Nikolla, Albana Dhimitri, B. Klosi e P. Majko. Rama preferon një grua

Lindita Nikolla, Albana Dhimitri, Blendi Klosi dhe Pandeli Pajko janë katër emrat e propozuar nga Asambleja Socialiste e Tiranës për të garuar për bashkinë e Tiranës. Në mbledhjen me dyer të mbyllura që u mbajt në ambjentet e Pallatit të Kongreseve ishte i pranishëm dhe kryeministri Rama, i cili dha pëlqimin për katër emrat e propozuar. Do të jenë strukturat që më pas do të vendosin për kandidaturën finale. Ajo që bie në sy është se edhe në këtë propozim Partia Socialiste ka respektuar barazinë gjinore duke propozuar dy gra dhe dhe dy burra. Me përjashtim të Pandeli Majkos, i cili është shprehur më parë në media se nuk e sheh veten si kandidaturë për bashkinë e Tiranës, tre propozimet e tjera janë emrat nga do të përzgjidhet përfaqësuesi i mazhorancës për kryeqytetin në zgjedhjet e 21 Qershorit. Vetë kryeministri Rama këtë fundjave pas marreveshjes për ndarjen e zonave zgjedhore me Levizjen Socialiste për Integrim la të hapur mundësinë e kandidimit të një gruaje për bashkinë e Tiranës.
l.m
Add new comment