“Gazeta Shqiptare”/ Gërveni mbrohet në gjykatë: Uniforma me gradën e admiralit, faji i Shtabit, jo imi. Kështu ma sollën nga Tirana

Postuar në 20 Mars, 2015 01:55

“Gazeta Shqiptare” shkruan sot se Kristaq Gërveni, ish­përfaqësuesi ushtarak në misionin e Shqipërisë në NATO, kërkoi pafajësinë nga Gjykata e Tiranës, për akuzën e “pranimit të favoreve nga ushtaraku”, duke këmbëngulur se akuzat ndaj tij kanë prapavijë politike. Prokuroria e akuzon Gërvenin, se në kundërshtim me ligjin, ka mbajtur në takime të nivelit të lartë shenjat dalluese të gradës ushtarake admiral, në një kohë që gëzon gradën e kundëradmiralit. Por, dje përpara gjykatës ai sqaroi edhe pozicionin e tij, duke mohuar të ketë pranuar favore nga ushtaraku dhe duke këmbëngulur për pafajësi. “Në dhjetor 2012 nga shtabi na janë kërkuar të dhëna për gradat, me qëllim përgatitjen e uniformave ceremoniale. Unë kam porositur uniformë me gradën kundëradmiral. Uniformën ma sollën me shkresë zyrtare, me gradën kundëradmiral”, theksoi Gërveni. Ai arsyetoi më tej përpara gjykatës, se nuk ishte njohur zyrtarisht me gradat e reja dhe kësisoj nuk ishte në dijeni të faktit, se grada që mbante ishte ajo e admiralit. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.