Gazeta “Express” shkruan se Naser Kelmendi dhe familja e tij janë futur në listën e zezë të SHBA-ve

Familja dhe bizneset e shqiptarit Naser Kelmendit kanë hyrë në listën e zezë të Presidentit të SHBA-së, Barack Obama. Gazeta “Express” raporton se kjo ka ndodhur për shkak se dyshohet se merret me tregti droge dhe pastrim parash. Kelmendi ka qenë edhe më herët në listën e zezë të Presidentit Obama. "Naser Kelmendi është i angazhuar në aktivitete kriminale për më shumë se 35 vite. Ai ishte kreu i një organizate kriminale në Ballkan dhe ka një rrjet të bashkëpunëtoreve të tërë në Europën. Organizata kriminale e Naser Kelmendit operon nëpërmjet rrjetit të shpërndarjes së drogës që shtrihet nga Afganistani dhe Turqia e deri në Europë”, thuhet në deklaratën e Thesarit të SHBA-së, sipas gazetës.
n.k
Add new comment