Ndjeshmëritë që la pas vendimi i Gjykatës për Arben Frrokun. Mospërputhje e qëndrimeve të politikës në raport me drejtësinë

Vendimi i Gjykatës së Lartë për Arben Frroku krijoi ndjeshmëri të ndryshme, disa nga të cilat gjejnë mospërputhje me raste të tilla të ngjashme në të shkuarën. Opinioni publik e priti me habi verdiktin e drejtësisë për të akuzuarin si vrasës të kryekomisar Dritan Lamajt, pasi nga reagimet dhe komentet në rrjetet sociale pritshmëritë ishin për ta shpallur fajtor Arben Frrokun. Politika e përcolli me më pak emocion këtë vendim dhe kryesisht krerët e mazhorancës, pasi opozita reagoi zyrtarisht duke hedhur dyshime për një pazar të dyshes Rama-Meta në këmbim të heshtjes së Mark Frrokut për çështjen “Doshi”. Madje edhe ish-kryeministri Berisha që kur ishte në qeveri thoshte se nuk komentonte vendimet e gjykatave e theu “kodin” e tij, duke folur për një vendim të mafioz të nxitur nga Rama e Meta. “ky ishte me shume nje vendim alla Troc, apo vendim jo ne emer te ligjit por te kodit te mafies, marreveshjes Rama - Meta - Frroku. Kjo eshte goditja me e rende ndaj tradites serioze te Gjykates se Krimeve te Renda, deshmi e peshes se tmerrshme te pushtetit te krimit mbi drejtesine”. https://www.facebook.com/SaliBerisha?fref=ts. Përfaqësuesit e mazhorancës, edhe ata më aktivët si Taulant Balla e Erjon Braçe kësaj rradhe nuk kanë dalë nga rrobat për vendimin e drejtësisë, duke mos bërë asnjë koment lidhur me vendimin e Gjykatës së Lartë për Arben Frrokun, ndryshe nga sa kanë reaguar për vendime të tjera të Gjykatës së Lartë, siç ishte gjyqi për Ilir Metën. E njëjta heshtje po karakterizon edhe Edi Ramën lidhur me rastin Frroku, e çudtishme po të kujtojmë reagimin e kryeministrit Rama pas vendimit të Gjykatës së Lartë që shpalli të pafajshëm Ilir Meta. Nga Lushnja ku ndodhej në një takim me të zgjedhurit vendorë socialistë ne vitin 2011 Edi Rama e komentoi vendimin e gjykatës, si tallje cinike me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi duke theksuar se ky është një hap drejt instalimit të një regjimi të padrejtësisë në Shqipëri. “Jam i vetëdijshëm për zemërimin që vlon mes njerëzve të zakonshëm. I vetëdijshëm për kërkesën këmbëngulëse të pjesës aktive të popullit opozitar për të reaguar ndaj padrejtësisë. Por le të jemi të vetëdijshëm, se ka vetëm një rrugë për ta përmbysur këtë gjendje skandaloze dhe kjo është rruga e ndërtimit të alternativës europiane që ne kemi marrë përsipër". Duke e lidhur vendimin e Gjykatës së Lartë me 100 vjetorin e pavarsisë ish-kreu opozitës postoi dy mesazhe në faqen e tij në Tëitter ku thoshte se “ Skënderbeu dhe gjithë etërit e kombit e të pavarësisë shqiptare do ndjeheshin sot të turpëruar nga llumi i drejtësisë pas 100 vjet pavarësi. E turpëruar ndjehet sot edhe Europa, që dje u pengua nga drejtësia në përpjekjen për ta kandiduar Shqipërinë në BE në vitin e pavarësisë”. Me vend do ishte që publiku ta dinte se si u ndje në këtë rast Edi Rama, tani që ndjeshmëritë e tij si kryeministër peshojnë më shumë sesa kur ishte në opozitë.
l.m
Add new comment