Italia shtrëngon masat, nuk përjashtohet një mbyllje e dytë

Frika e përsëritjes së krizës që shkaktoi pandemia në Itali në pranverë e ka detyruar kryeministrin Giusepe Conte të marrë një sërë masash që synojnë të ulin përhapjen e koronavirusit.
“Nuk mund të humbasim më kohë”, tha ai.
Masat e reja parashikojnë që restorantet të funksionojnë në pjesën më të madhe në hapësirat e jashtme dhe t ëmbyllin dyert në mesnatë, ndërsa baret që nuk kanë shërim në tavolinë të mbyllen në orën 18:00.
Bizneset private nxiten nga qeveria italiane të rrinin numrin e punëtorëve që punojnë nga shtëpia. Ndërkohë, ndalohen festivalet lokale dhe sportet amatore.
Ndërkohë, qeveria u ka dhënë hapësirë veprimi drejtuesve vendorë për të vepruar me kufizimet sipas situatës që krijohet në qytetet e tyre.
Të premten, Italia kishte 10 mijë raste të reja ditore, e ndjekur nga 10 935 të shtunën dhe 11 705 të dielën.
Dekreti që hyri në fuqi sot ndryshon edhe njëherë mënyrën e jetesës së italianëve. Javët në vijim do të përcaktojnë nëse këto masa e mbajnë situatën nën kontroll apo do të nevojitet një mbyllje e dytë.
Debatet për masat
Përpjekja për të mos dëmtuar ekonominë që po lufton për t’u ringritur, por në të njëjtën edhe frenimi i infeksioneve me shumë pak masa të ashpra janë dy opsionet mes të cilave ka lëvizur kryeministri Conte.
Debati u tensionua shumë në dy takimet e gjata të kryeministrit me krerët e delegacioneve, të premten mbrëma dhe të shtunën pasdite. Në tryezë me Rajonet dhe Komunat, përplasja ishte e fortë, për çështje të tilla si shkollat dhe transporti.
Add new comment