Qyteti i parë në Amerikë i thotë jo teknologjisë së njohjes së fytyrës

Postuar në 10 Shtator, 2020 11:55

Me një vendim unanim, Këshilli Bashkiak në Portland miratoi ndalimin gjithëpërfshirës të teknologjisë së njohjes së fytyrës. Portlandi bëhet kështu qyteti i parë që ndalon si njësitë publike edhe ato private të përdorin programin e shumëdebatuar.

Këshilli Bashkiak i Portlandit e ndau vendimin në dy urdhëresave të veçanta. E para do të bllokojë të gjitha agjencitë e qytetit, përfshirë policinë, nga përdorimi i teknologjisë, ndërsa tjetra ndalon organizatat private të vendosin pajisje për njohjen e fytyrës në vende publike.

Ndërsa masa që i përket agjencive qeveritare zbatohet menjëherë, ndalimi për privatët do të hyjë në fuqi në janar. Të dy ligjet kanë disa përjashtime të kufizuara, si lejimi i teknologjisë së njohjes së fytyrës të përdorur për të zhbllokuar smartfonët, për shembull, si dhe përdorime brenda shkollave publike të qytetit.

Gjiganti i tregtisë elektronike, Amazon, njoftoi një "moratorium" një vjeçar në përdorimin nga policia të softuerit të saj të njohjes së fytyrës në qershor, duke bërë thirrje që qeveritë në të gjithë vendin të imponojnë "rregullore më të forta që menaxhojnë përdorimin etik" të teknologjisë. Por Amazon ka qenë kundër këtij vendimi. Pavarësisht angazhimit të saj të pretenduar për të vendosur teknologjinë në funksion të kontrolleve më të rrepta, Amazon shpenzoi gjithsej 24 000 dollarë në përpjekjet e lobimit për të luftuar vendimin e këshillit bashkiak midis dhjetorit të kaluar dhe qershorit të këtij viti.

Gjigantit të shitjeve online i janë bashkuar grupe lokale të biznesit për të kundërshtuar ligjin, përfshirë Aleancën e Biznesit Portland dhe Shoqatën e Teknologjisë të Oregonit, sipas të cilës është shumë i vështirë zbatimi në praktikë i këtyre dy rregulloreve.

Debati për teknologjinë e njohjes së fytyrës ka nisur prej kohësh dhe pikëpyetja kryesore është ajo që ka të bëjë me privatësinë dhe përdorimin e të dhënave të njerëzve pa dijeninë e tyre.

Amazon ka zhvilluar sistemin Rekognition, për të cilin ka aktualisht një moratorium 1-vjeçar. Ky i fundit erdhi pasi 70 organizata kërkimore dhe të të drejtave të njeriut i kërkuan konpanisë të mos u jepte qeverive akses në këtë lloj teknologjie.  

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Amazon 24 mije, ai ish ministri yne i Brendshem 20 mije.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.