Mandata nga Holanda: Harroni karrotën e negociatave

Postuar në 29 Shtator, 2019 11:00

Entusiazmi që kapi politikën në Tiranë për “Po-në” me kushte të Gjermanisë, ku qeveria e përjetoi me krenari rezolutën e Bundestagut nuk duket se do zgjasë shumë. Ndryshe nga Berlini ku qeveria jonë thotë se loboi për të marrë një po me kushte, Holanda nuk duket e predispozuar të trajtojë Shqipërinë me parimin e karrotës dhe kamzhikut.

Sipas Top-Channel, gjatë seancës në Komisionin për Çështjet Evropiane të mbajtur në 16 Shtator, ministri i Jashtëm, Stef Blok, ka theksuar se qëndrimi i vendit të tij do të jetë i ngjashëm me atë të mbajtur përpara verës, kur u theksua se nuk do të ketë negociata për Shqipërinë pa u plotësuar kushtet e qershorit të 2018.

“Zgjerimi është sërish në agjendën e tetorit. Jam i lumtur t’u përgjigjem pyetjeve që më janë bërë, por nuk do të ketë surpriza, pasi qëndrimi është i njëjtë me atë që diskutuam përpara verës. Besoj se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të vlerësohen në mënyrë të pavarur sepse janë dy vende të ndryshme me probleme të ndryshme dhe proges të ndryshëm. Unë tregova më herët se shkalla e progresit në Maqedoni është e madhe se në Shqipëri. Unë mendoj se Shqipëria do të jetë në gjendje të hapë negociatat sa më shpejtë që të plotësojë kriteret. Por nuk është ende momenti”- ka deklaruar Blok,

Në Komision ka patur debate edhe sa i përket faktit nëse Holanda do të jetë e vetme në qëndrimin bllokues ndaj Shqipërisë përveç Francës e Danimarkës. Në qershor të këtij viti, në Parlamentin e Holandës u votua një mocion që i kërkon qeverisë të bllokojë hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE për vitin 2019.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.