Përse nxiton AMA?

Postuar në 06 Gusht, 2019 16:29

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka reaguar sot me një deklaratë për shtyp ku trajton ndryshimet e fundme në tregun e mediave, konkretisht daljen e Klan dhe Klan Plus nga paketat e Digit-Alb. AMA thotë se reagimi i saj vjen si pasojë e ankesave të një numri të konsiderueshëm të ardhura pranë saj nga qytetarë në numër të konsiderueshëm. Gjithashtu AMA thekson se ka ngritur dhe një praktikë pranë Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit në lidhje me këtë.

Marrëdhënia e Digit-Alb me platformat IPTV (jo 2 siç thotë AMA por më shumë, dhe kurioze që AMA thotë pikërisht 2, të cilat mund të themi që janë ABCom dhe AlbTelecom) dhe me abonentët e saj, mbi kanalet që shfaqen në paketat e saja, janë totalisht private. ResPublica u interesua pranë disa operatorëve IPTV dhe konfirmoi se në kontratat e tyre me këta operatorë, Digit-Alb nuk ka garantuar përmbajtjen e paketave në formë emërore. Përkundrazi ka rezervuar të drejtën për të ndryshuar paketën, por duke garantuar që ngelet e njëjtë me atë të Digit-Alb Satelitor. Konkretisht një prej këtyre kontratave shprehet se "Përbërja e kanaleve dhe paketave mund të​ ndryshojë​ nga Digitalb në​ cdo kohë​, sa herë​ që​ ndryshon edhe lista e kanaleve të​ transmetuara në​ platformë​n satelitore të​ DIGITALB". 

Gjithashtu kanalet Klan dhe Klan Plus janë prezent në paketën tokësore të Digit-Alb (në fakt për arsye detyrimi ligjor) dhe ky është i vetmi verifikim që AMA mund të bënte në këtë çështje. Në lidhje me këtë është shprehur dje në Facebook edhe ish-kryetarja e AMA-s, Endira Bushati, e cila e ka vënë theksin mbi një detaj që AMA e sotme duket e ka harruar. Klan zotëron një prej licencave kombëtare të tokësorit, dhe kjo licencë i jep të drejtën të zhvillojë rrjet kombetar. Po ta kishte zhvilluar as do ta kishim këtë debat... Por në fakt, jo vetëm që nuk e ka zhvilluar, por është në kushtet e shkeljes së licencës, sepse zhvillimi i rrjetit është detyrim, ashtu si dhe ofrimi i aksesit në të sipas nenit 63 të ligjit të AMA (në masën 40% të kapaciteteve). Bushati thotë se detyrimi është 80% mbulim i territorit...Postimi i Bushatit vjen një ditë pasi Berisha mbajti krahun e Klan dhe sulmoi Digit-Alb, në një ndërhyrje aspak të rregullt në çështje private dhe ndër të tjera Bushati vëren rolin e munguar të opozitës në debatin e ligjshmërisë në tregun e medias (pra rolin që opozita duhet të kishte kundrejt kontrollit apo hetimit të AMA-s si dhe raportimin në Kuvend për këto çështje) dhe jo më kot të fusin hundët si agjent tregtar në çështje private.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.