"Papandreu dhe Gruevski kanë qenë afër zgjidhjes për Maqedoninë"

Postuar në 20 Janar, 2018 20:41

Ndërmjetësi i OKB-së, Mattheë Nimetz konfirmoi në një intervistë me kanalin "Sitel" të Maqedonisë se pesë emrat që kanë dalë në media janë të përfshira në propozimet e tij. 
Nimetz vuri në dukje se pikëpamja që ka formuar nga bashkëveprimi me maqedonasit është se "ata kanë një identitet shumë të fortë", i cili nuk është ndërtuar 25 vitet e fundit, por ekzistonte: "Kishit identitet kur keni qenë pjesë e Jugosllavisë, Mbretërisë së Serbisë, Perandorisë Osmane, prandaj besoj se idetë e paraqitura nuk janë për ta dëmtuar, por për të forcuar atë".
Nimetz theksoi se ekzistojnë kushtet për gjetjen e një zgjidhje dhe  theksoi se "dy kryeministrat dhe ministrat e jashtëm dhe të gjithë ata janë të përfshire në procesin e vendimmarrjes janë njërëz seriozë".
Katër faqe propozim, Mattheë Nimetz pret që të jënë përpunuar brenda dhjetë ditëve të ardhshme në mënyrë të dy palët të jenë të gatshme për të diskutuar, duke mos përjashtuar edhe një vizitë të tij në rajon. 
I pyetur nëse në të kaluarën të dy vendet kanë qenë afër një marrëveshjeje, Nimetz tha se se në kohën e kryeministrit Jorgos Papandreu "kishte tetë ose nëntë takime me Gruevskin gjatë të cilave u diskutua seriozisht" për gjetjen e një zgjedhje. Ai zbuloi se në qoftë se kriza ekonomike nuk do të kishte goditur Greqinë gjërat do të ishin të ndryshe.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.