Peshmergat e Irakut bëhen gati për pavarësinë
Udhëheqësi i kurdëve të Irakut ka deklaruar se janë gati të inkorporojnë një shtet të ardhshëm kurd nëse Bagdadi nuk pranon referendumin mbi pavarësinë e tyre këtë muaj. Massoud Barzani i tha BBC se do të donte një marrëveshje me qeverinë qendrore nëse kurdët do të zgjedhin shkëputjen, ndonëse kryeministri irakian e ka hedhur poshtë referendumin si jokushtetues.
Megjithatë, Barzani paralajmëroi se kurdët do të luftojnë kundër çdo organizate që do të përpiqej të "ndryshonte realitetin" me dhunë në Kirkuk. Forcat kurde të luftëtarëve Peshmerga kontrollojnë qytetin e pasur me naftë, dhe zona të tjera të pretenduara nga Bagdadi pas betejave kundër xhihadistëve të ISIS ku ka popullata të mëdha arabe dhe turkmene. Megjithatë, militantët shiitë thonë se nuk do të lejojnë që Kirkuk të bëhet pjesë e një Kurdistan të pavarur.
Referendumi do të zhvillohet më 25 shtator në të tri provincat që përbëjnë rajonin më të gjerë - Dahuk, Irbil dhe Suleimanilla - si dhe rajone të tjera. Zyrtarët kurdë kanë thënë se një fitore e "po" nuk do të sjellë një deklaratë automatike të pavarësisë, por do të forcojë qëndrimin e tyre në negociatat me qeverinë qendrore lidhur me shkëputjen.
"Ky është hapi i parë. Kjo është hera e parë në histori që njerëzit e Kurdistanit do të vendosin lirisht të ardhmen e tyre ", tha Barzani për BBC. "Pas kësaj, ne do të fillojmë bisedimet me Bagdadin për të arritur një marrëveshje mbi kufijtë, ujin dhe naftën", shtoi ai. Mbetet për t'u parë qëndrimi i SHBA-ve lidhur me këtë çeshtje që implikon marrdhëniet me Turqinë, e cila ka kundërshtuar çdo formë mbeshtetje për kurdët.
Add new comment