Pas rusëve, edhe BE me SHBA, financojnë qendër humanitare në Serbi

Postuar në 07 Korrik, 2017 08:35

Pas qendrës humanitare ruse në Nish, tani edhe Bashkimi Europian dhe SHBA-ja po mendojnë të bëjnë të njëjtën gjë në Serbi. Një gazetë serbe, “Danas”, raporton se qendra humanitare pritet të ndërtohet në Uzice, në perëndim të Serbisë, një sfidë e hapur dhe mosbesim ky për aktivitetet e qendrës ruse që është cilësuar në Perëndim si nyje spiunazhi. Qendra do të jetë në aerportin Ponikve, që ka aplikuar vitin e kaluar në BE për fonde për krijimin e një qendre për situatat emergjente që do të mbulojë Serbinë, Bosnjen dhe veriun e Malit të Zi. Aplikimit për fonde në BE i është shtuar një vizitë nga ambasada amerikane, përfaqësues të së cilës e kanë quajtur interesante idenë.

http://www.b92.net/eng/news/society.php?yyyy=2017&mm=07&dd=06&nav_id=101736

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.