Suedi, provokon debate filmi vizatimor për fëmijë, "me personazhe" organet gjenitale

Suedia është përfshirë në një debat të ashpër të shkaktuar nga një film vizatimor për fëmijë që tregon organet gjenitale në lëvizje.
Sekuenca njëminutëshe për Barnkanalen – stacion televiziv për fëmijë – tregon penise dhe vagina që qeshin e kërcejnë shoqëruar me muzikë dhe fjalë që zakonisht fëmijët i përdorin për t’iu referuar pjesëve intime të tyre.
“Ja ku vjen Bibilushi, pa të mathura,” thotë kënga. “Cuci është i lezetshëm, s’ka asnjë dyshim, edhe në trupin e një plake… Bibilushi dhe Cuci, çfarë shoqërie e madhërishme!”
Ky klip, i parë 3 milionë herë në YouTube dhe facebook, u prodhua për bacillakuten, një program që synon të edukojë fëmijët e moshës 3-6 vjeç në lidhje me trupin e njeriut. Faqja e facebook-ut të këngës përmban disa komente të zemëruara nga prindër të ofenduar që fëmijë të kësaj moshe nxiten të flasin për organet gjenitale...
"Postbllok.com"